Mourinjo "thumbon" përsëri: Të gjithë janë kundër Interit
Një humbje dhe një barazim në dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe në Ligën e kampionëve. Pas dy ndeshjeve në tansfertë, Interi rikthehet në “San Siro” për të kërkuar fitoren kundër Udinezes.
“Kemi blerë Tiago Motën dhe Shnajderin jo sepse donim të shpenzonim para, por sepse kishim nevojë për lojtarë me cilësi të ndryshme në mesfushë. Ndaj Sampit dhe Rubin Kazanit ata munguan dhe ne patëm vështirësi në fazën sulmuese.
Me Motën dhe Shnajderin kemi fituar katër ndeshje dhe barazuam me Barcelonën, e vetmja skuadër që arriti t’i ndalë ata në këtë sezon. Kurse me mungesat e tyre patëm shumë vështirësi dhe sidomos në Rusi, që mungonte gati gjysma e skuadrës: ishte ekipi i vitit të kaluar pa Ibrën,”- tha Mourinjo në deklaratën e sotme për shtyp.
Më tej “I veçanti” flet edhe për Balotelin dhe Militon: “Kam folur me Marion menjëherë pas ndeshjes dhe i thashë atë që ma ndiente zemra se duhej t’ia thoja. Pastaj kjo histori u mbyll dhe përderisa u grumbullua, do të thotë se mund të luajë. Për Balotelin nuk flas më. Kurse Milito u stërvit mirë sot, nesër do të bëjmë edhe një tjetër stërvitje të lehtë dhe mendoj se mund të luajë.”
Interi ka shtatë ndeshje që nuk fiton në Ligën e Kampionëve: “Kur është fjala për një skuadër si Interi kjo sjifër duket si 70, kurse kur bëhet fjalë për ekipe të tjera, shtatë ndeshje pa fitore duken si dy ose tre. Nëse ne barazojmë kundër skuadrës më të mirë në Europë, kjo duket si një katastrofë, nëse skuadrat e tjera barazojnë kundër një skuadre normale, kjo duket si një kryevepër.”
Trajneri portugez nuk mund të mos ngacmohet edhe në lidhje me nervozizmin që ka treguar kohët e fundit. “Unë nervoz? Problemi është se ju më shikoni gjatë ndeshjes dhe kur jam para jush në konferencë. Nëse e sheh Hulio Sezarin, do të kuptosh që ai nuk është më i qetë se unë. Në pankinë unë nuk bëj as teatër, as kinema. Por nëse më shihni në dhomat e zhveshjes, jam i qeshur dhe bëj shaka. Sigurisht që para gazetarëve nuk mund të jem i lumtur, nuk kam ndonjë arsye të veçantë për të qenë. Ju dukem i lodhur? Do vini të bëni një vrap me mua? Doni të vini në palestër?”- shtoi Mourinjo.
Për të përditshmen franceze “L’Equipe”, Vieira ka thënë se nëse nuk luan më shumë, do të largohet në janar. Përgjigja e Mourinjos: “Ai ka luajtur 283 minuta që nga fillimi i sezonit, gjashtë ndeshje, tre prej të cilave si titullar. E kuptoj se të gjithë duan të luajnë më shumë, por këto janë të dhënat. Ka luajtur më shumë se Muntari, Kambiaso apo Shnajder dhe më pak vetëm se Zaneti, që është gjithmonë në fushë.”
Për ndeshjen e nesërme mungon Maikoni: “Mund të përdorim Zanetin apo Santonin, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka karakteristikat e Maikonit. Santoni ka besimin tonë, edhe pse, për ta thënë me fjalë disi më të ashpra, së bashku me Balotelin kanë bërë historinë e dy ndeshjeve të fundit. Davide ka bërë një gabim teknik dhe taktik, por kjo ndodh kur do të përdorësh të rinjtë.”
Mou flet edhe për skualifikimin pas ndshjes me Kaljarin: “Nuk ia vlen të flasësh për një çështje që i takon Orsatos: u pezullova, pagova 15 mijë euro gjobë dhe e pashë ndeshjen ndaj Napolit nga shkallët e stadiumit. Nuk ia vlen të them gjë tjetër.”
Ndërkohë, në stërvitjen e paradites, Mourinjo provoi dyshen Eto-Milito. Argjentinasi është riaftësuar dhe nesër mund ta nisë ndeshjen si titullar. Rikthehet edhe Shnajder dhe duke parë skualifikimin e Maikonit, Santon dhe Zaneti janë në balotazh në vend të brazilianit. Nëse trajneri zgjedh kapitenin, atëherë krijohet hapësira në mesfushë për Vieiranë.