E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve, rikthehet Sisoko, gati për Palermon

Tashmë ka ardhur momenti për Momo Sisokon në shtëpinë e Juventusit. Mesfushori afrikan i është nënshtruar analizave të fundit mjekësore, të cilat kanë vërtetuar riaftësimin e plotë nga dëmtimi në këmbën e majtë.

Sisoko tani është plotësisht i gatshëm nën urdhrat e trajnerit Ferrara. Madje ai mund të jetë në pankinë të dielën mbrëma në ndeshjen kundër Palermos.

Ndërkaq, presidenti bardhezi, Xhovani Koboli Xhilji, ka folur për gjendjen e skuadrës: “Janë momente vështirësie normale kur luan shumë ndeshje për një periudhë të shkurtër.”

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›