E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali vret dhe djeg gruan shtatzene

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, kur një burrë ka vrarë dhe më pas ka djegur gruan e tij shtatzënë. Pas disa ore hetimesh, është ndaluar për vrasje i akuzuari, Salvatore Savelli, 39-vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë gruan e tij, Maria Anastasi, nëntë muajsh shtatzënë. Gjatë marrjes në pyetje autori tregoi disa versione kontradiktore, ndërsa hetimet zbulonin episodet tronditëse të dhunës. Mënyra e ekzekutimit ishte po aq tronditëse sa lajmi, teksa autori i ka përplasur kokën viktimës e më pas i ka vënë flakën. Duket se ngjarja e ka pasur zanafillën kur burri u ka imponuar gruas së tij shtatzënë dhe tre fëmijëve të tyre, praninë në shtëpi të së dashurës së tij. Trupi është gjetur disa kilometra-distancë nga vendi ku u arrestua bashkëshorti i saj. Ajo që ka pohuar raportin e tensionuar mes çiftit ka qenë pikërisht e dashura e Salvatore Savellit, e cila është thirrur për të dëshmuar në polici. Hetimet mbi ngjarjen e rëndë vazhdojnë, ndërsa autori i masakrës po mbahet në paraburgim deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›