E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Noka takim me prefektet dhe drejtuesit e strukturave te MB

Takimin e dytë si Ministër i Brendshëm, por jo nga rëndësia, pas atij me krerët e Policisë së Shetit, ministri Flamur Noka, e ka bërë me prefektët dhe drejtuesit e strukturave të Ministrisë së Brendshme. Ministri Noka ka kërkuar angazhim maksimal për një adminsitratë publike totalisht të përkushtuar ndaj qytetarëve, për një Shqipëri europiane.
 “Ne duhet të përmbushim me cilësi të lartë detyrimet tona lidhur me rekomandimet për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Ndihem i detyruar të nënvizoj se përmbushjen cilësore të rekomandimeve deri tani do të vazhdojmë të jemi pjesë thelbësore e suksesit si në rastin e liberalizimit të vizave, duke i dhënë Shqipërisë e shqiptarëve mundësinë e kënaqësinë e ëndrrës së plotësuar, qënien pjesë integrale e Bashkimit europian”- ka thënë ministri Noka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›