Itali vritet gjate nates i riu shqiptar

Një shtetas shqiptar është vrarë gjatë orëve të natës në provincën e Aprilias, në Romë të Italisë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave 32-vjecari është qëlluar me një plumb në kokë teksa nodhej pranë një lokali.
Në ndihmë të tij kanë ardhur kalimtarët, të cilët e kanë cuar në spitalin e Latinës, ku dhe ai ka ndërruar jetë për shkak të lëndimit të rëndë.
Burimet shtojnë më tej se mbi ngjarjen po hetojnë karabinierët, të cilët dyshojnë për larje hesapesh ose hakmarrje.