E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshja PS-PBDNJ Zone e lire Dropulli e paqarte Saranda

Vazhdojne negociatat per bashkepunimin ne dy zona  te jugut

Ajo qe eshte prezantuar nga kreu socialist Edi Rama si nje miqesi dhe bashkepunim i shkelqyuer me Vangjel Dulen do te duhet te konfirmohet ne terrenin politik permes negociatave shume te veshtira. Keshtu vetem nje dite pasi Rama ka bere te ditur se me Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut do te nenshkruhet nje marreveshje e vecante qe parimisht nuk e perfshin Bashkine e Himares duket se procesi ne fjale po rezulton disi me i veshtire. Specifika e PBDNJ-se duket se kushtezon paktin mes dy partive i cili ka ngrire perspektiven e bashkepunimit ne dy njesi me rendesi-Himare dhe Sarande. Ne ndryshim nga zona e Dropullit ku PS ka leshuar terren plotesisht per ti lene partise se Vangjel Dules dore te lire duket se ne bashkite e mesiperme interesat divergojne per te mos thene qe mbeten shume te kunderta. Perplasjes te krijuar per shkak te Vasil Bollanos po i shtohet loja e hapur me Saranden ku PBDNj ka lene te kuptohet per rivalitet direkt me PS permes kandidatit te vet Vangjel Zafirati. Keshtu ne dy njesi ku selia roze shpreson konfirmimin pas nje kohe te gjate PBDNJ po zhvillon nje loje qe per shkak te ndarjes se votave mund te coje ne mbajtjen e status quose. Nga ana tjeter burim tensionesh dhe pabesueshmerie mbetet edhe levizja me e fundit informale e kreut socialist Edi Rama drejt partise tjeter perfaqesuese te minoritetit MEGA e cila nese fiton terren kesaj radhe e ven ne pikepyetje rolin e pse jo ekzistencen e PBDNJ. Nga ky veshtrim negocimi i PS ne minoritet dhe ne zona me rendeis ekonomike si Himara dhe Bregdeti po zhvillohet me dy porta dicka larg perkufizimit te bere per vangjel Dulen si nje mik dhe qytetar i mire i ketij vendi. Ne logjiken elektorale ndarja PS-PD ne Himare e kuoton si favorit Vasil Bollanon pasi kete gje e konfirmon pervoja e deritanishme ne kete njesi te pushtetit lokal. Por fakt eshte se disatncimi i hapur i Edi Rames dhe PS nga kryebashkiaku himarjot deshmon per ate se nenloja politike qe merr fill nga interesat ekonomike eshte krejteisht e kundert me pamjen formale qe ofrohet nga siglat partiake apo deklarimi mediatik. Per me teper qe pretendime ka shfaqur dje ne media edhje aleati po aq tradicional kreu i Partise Demokracia Socialie Paskal Milo i cili ka bere te njohur kerkesat e veta konkrete. Ne pretendojme nje bashki dhe disa komuna. Bashkia qe ne pretendojme eshte bashkia e Roskovecit. Keto negociata te cilat mund te mbyllen ose neser ose pasneser shpresoj te na sjellin ne nje kompromis te arsyeshem te pranueshem per te gjithe tha ai. Nisur nga kjo koniunkture e brendshme qe eshte krijuar te pakten sa i perket Himares dhe Sarandes ku votuesit minoritare perbejne te kjo e fundit dicka te 12 te votuesve PS ka ne dore te ndryshoje situaten politike qe zgjat prej disa mandatesh. Distancimi i saj nga emri i Vasil Bollanos se bashku me faturen e nje carjeje me PBDNJ eshte nje zhvillim real nje mesazh per ndryshim te cilin Partia Demokratike ia del qe ta imunizoje veten permes retorikes nacionaliste apo edhe miratimit te nismave me karakter te ketille. Ne fakt Bollano mbetet ne Himare edhe nje investim i demokrateve po te nisemi nga fakti se bashkimi i dikurshem i votave e la ate jashte pushtetit. Simbolikisht pushimet e zgjatuar te Berishes ne veren e shkuar ne kete qytet dhe shoqerimi me kryebashkiakun flasin me mire se cdo gje per menyren sesi perpunohet loja politike dhe ku qendron interesi real i secilit prej aktoreve ne loje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›