200 kg kokaine ne vaj palme gjykata le ne burg porositesin
Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur masen e arrestit ne burg per Dhimitraq Harinos i cili akuzohej per per trafikun 200 kg kokaine.
Policia e Tiranes e mbante ne qeli te dyshuarin si porosites i kokaines para dy ditesh
Ai akuzohet per trafik nderkombetar kokaine operacioni ku ai u idnetifikua eshte edhe sasia e kokaines e cila u bllokua para pak ditesh ne qytetin e Gjirokastes ku ne vajin e palmave ishin te tretura 200 kg kokaine.
Kater personat te cilet dyshohej te ishin pjestare te ketij trafiku tashme jane lene te lire ne mungese te provave per sasine e prej 200 kilogramesh kokaine. E cila ishte sjelle nepermjet nje itenerari te 7 shtetve per ne qytetin e Gjirokastes .
Trafiku 200 kg kokaine e shkrire ne vaj palme. Itinerari dhe detajet
TIRAN - Prokuroria e Krimeve te Renda ne Tirane dhe Drejtoria e Pergjithshme e Policise pas sinjalizimit nga homologet e tyre ne 6 shtete te Evropes ndaluan ne Shqiperi pritesin e mijera tone vaj palme ku ishin shkrire 200 kg kokaine.
Si sasi eshte sasia me e madhe e droges e kapur ndonjehere ne Shqiperi por ne fakt brenda ne vajin e palmes qe u bllokua ne Shqiperi ndodhet vetem nje sasi e vogel kokaine e lene nga autoritetet belge te cilat kane bere ne fshehtesi sekuestrimin e rreth 200 kg kokaine dhe kane lejuar me dashje vijimin e udhetimit per te pare itinerarin dhe personat e implikuar.
Kjo sasi droge e perzier me vaj palme ishte nisur nga Kolombia me destinacion Shqiperine konkretisht qytetin e gurte te Gjirokastres me prites shtetasin me inicialet Dh.H. biznesmen nga qyteti jugor. Kamioni kishte targa maqedonase KU 190 CF koka e trajlerit dhe KU 590 CE rimorkio qe transportonte kontejnerin e ngarkuar ne Ameriken Latine.
Konstatimi se brenda vajit te palmes ishin shkrire 200 kg kokaine eshte bere nga autoritetet portuale te Belgjikes pasi anija qe transportonte kontejnerin e mbushur me vaj palme u kishte kaluar autoriteteve portuale te Spanjes pas nisjes nga Kolombia. Belget kane bere nje loje qe perdoret gjithmone e me shpesh ne rrugetimet e sasive te tilla te medha te droges.
Kane sekuestruar mallin dhe me pas brenda ne kontejner kane zevendesuar sasine e vajit te sekuestruar duke lene nje sasi te vogel kokaine moster e mjaftueshme per ekspertim kimik ne Shqiperi.
Pasi kane sekuestruar vajin me drogen brenda policia belge me ane te oficerit te kontaktit ka lajmeruar organin qendror te akuzes konkretisht zyren e marredhenieve me jashte duke i njoftuar per sasine e droges qe kishte destinacion Shqiperine.
Prokuroria e Pergjithshme i ka referuar materialet Prokurorise se Krimeve te Renda e cila me 19 mars 2011 ka regjistruar procedimin penale me nr. 22 per vepren penale te trafikut te lendeve narkotike ne bashkepunim dhe ka organizuar operacionin per dorezim te kontrolluar sapo kontejneri te hyje ne Shqiperi.
Nga ana tjeter autoritet policore belge brenda kontejnerit te mbyllur kane instaluar nje pajisje lokalizuese GPS dhe me pas kane lajmeruar autoritetet policore te cdo shteti ku do kalonte kamioni.
Sipas prokurorise itinerari qe ka ndjek kontejneri i mbushur me vaj palme eshte nga Kolombia ne Spanje Belgjike Austri Slloveni Kroaci Serbi Maqedoni per te perfunduar ne Shqiperi. Konkretisht ne qytetin jugor te Gjirokastres ne zonen industriale te ketij qyteti ne rrugen e Zinxhirave prane nje godine tri-kateshe.
Me te mberritur kamioni qe drejtohej nga nje shtetas maqedonas qe shoqerohej nga bashkeshortja e tij per ardhjen e kamionit eshte interesuar biznesmeni me inicialet Dh.H. i cili edhe eshte shoqeruar per ne Drejtorin e Policise ne Tirane ku ne oret e vona te nates i eshte komunikuar arrestimi.
Pervec ketij arrestimi policia me urdher te Prokurorise se Krimeve te Renda konkretisht prokurorit Enrik Ligori e Adnan Xholi si dhe oficerit Albert Mucaj kane shoqeruar mbi dhjete persona te tjere mes tyre edhe biznesmen te njohur ne vend duke i marre shpjegime per kete ngarkese. Shkak per shoqerimin e tyre sipas burimeve nga prokuroria mesohet se eshte bere shfaqja e interesit te tyre per ardhjen e sasise se vajit te palmes nga Kolombia.
Mes te shoqeruarve mesohet nga prokuroria se ka qene edhe biznesmeni i njohur i produkteve ushqimore shtetasi Kristaq Kotro dhe administratoret e shoqerive te tij. Pasi jane marre ne pyetje per disa ore prokuroria ka liruar ciftin maqedonas qe kishte rolin e shoferit dhe biznesmenet duke ndaluar vetem shtetasin Dh.H. Ne emer te ketij te fundit ishte edhe kontejneri qe transportonte vajin e palmes qe sipas autoriteteve belge brenda vajit ndodhej e shkrire rreth 200 kg kokaine.
Nga ana tjeter zyrtaret e Prokurorise se Krimeve te Renda dhe Policise se Shtetit ishin mjaft te rezervuar per te dhene detaje te ketij operacioni te perbashket policor me gjashte vendet e tjera te Evropes duke mjaftuar me fjalen qe po vijon puna per zbulimin dhe identifikimin e bashkepunetoreve te tjere te ketij rrjeti kriminal ne Shqiperi dhe ne vendet e tjera te Evropes.
Ne Shqiperi sipas hetimeve jane ne liste per tu ndaluar edhe persona te tjere qe per momentin nuk ndodhen ne Shqiperi edhe pse rrethi i tyre eshte shume i gjere dhe qe perfshin disa qytete te vendit.
Shoqerime te shumta
Gjate dites se djeshme ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes me urdher te prokurorise dhe nga Policia jane shoqeruar dhe jane marre ne pyetje nje numer i konsiderueshem personash te cilet mendohej se kishin dijeni mbi rrethanat e hetimit te kesaj ngjarjeje dhe zhvillimit te saj.
Burimet thane se ne ambientet e Drejtorise se Policise jane shoqeruar afersisht 10 persona identiteti i te cileve nuk u be i ditur nga policia. Personat pasi jane marre ne pyetje per lidhjet e tyre dhe njohjet me personat e dyshuar nga policia si te dyshuar te perfshire ne kete histori jane lene te lire.
Numri i personave te dyshuar ka ardhur duke u reduktuar deri sa ne fund policia ka mbetur tek pak persona mes te cileve ishin shoferi maqedonas bashkeshortja e tij dhe biznesmeni Dh.H. nga Gjirokastra.
Metodat me kreative per trafikun e kokaines
Ne janar 2008 nje cift shqiptar vdiq ne nje restorant ne Golem pasi piu gabimisht nje shishe vere brenda se ciles ishin 150 grame kokaine e destinuar per trafik. Kokaina perzihet me vere qe me pas derdhet ne nje pajisje e cila pas pertharjes ndane veren nga kokaina.
Ne 1 tetor 2010 ne Greqi policet kapen nje shqiptar bagazhet e te cilit ne fakt ishin droge e lyer me ngjyren e valixhes.
Dy shqiptare ne Londer kishin modifikuar airbag-un e makines duke i vendosur kapakut mbi kroskotin e makines nje mekanizem qe hapej e mbyllej permes nje telekomande brenda te ciles futej kokaina
Ne nentor 2010 ish-volejbollisti i kombetares shqiptare Arjan Korca u kap pasi kishte gelltitur ne rreth 50 qese 250 grame kokaine te marre ne Ameriken Latine.
Ne 2009 ne Spanje u futen 800 kilograme kokaine e shperbere ne substance polipropileni 71 kg kokaine u zbuluan ne disa pako me trendafila qe vinin nga Kolumbia 5 kg kokaine ishte fshehur ne disa embelsira te vogla te mbushura alfajores karakteristike e Amerikes se Jugut 60 kilograme kokaine ishin fshehur ne dru ekzotik 160 kilograme kokaine ishte fshehur ne banane plastike me origjine nga Ekuadori dhe ne kuti fasulesh e ne sete pjatash