E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozita mbështetet tek alternativa e mashtrimit

“Opozita po bën fushatë bazuar në shpifje. Opozita mbështetet tek alternativa e mashtrimit”. Kjo ka qëne akuza e radhës e deklaruar nga kryeministri Sali Berisha ndërsa ka qënë i pranishëm në Kavajë, në përurimin e qëndrës së Kulturës.
 

“Socialistët nuk do të thonë se fajin e ka Saliu, por fajin e ka populli. Vetëm populli me anë të votës mund të lëvizë Berishën nga pushteti, pasi është populli që e mbështet”.
 

Ndërsa kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se zgjedhjet vendore të 8 Majit janë në rrezik pasi po tentohet të manipulohen listat e zgjedhësve, Berisha i kundërvihet duke thënë se “Mubarakët” nuk i besojnë votës së lirë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›