Itali, vritet me plumb në kokë shqiptari 24 vjec
RAVENA- Nje shqiptar 24 vjeca ka mbetur i vdekur pasi eshte qelluar me plumb ne koke. Lajmi publikohet nga mediat italiane, te cilat i referohen policise.
Sipas saj, ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te nates ne Castel Bolognese, nderkohe qe trupi i pajete i te riut, identifikuar si Kleant Sulkja eshte gjetur ne qender te Piancastellit.
Trupi i tij u gjet me shpine ne asfalt dhe dukej qarte goditja me plumb ne koke. Shqiptari, ishte i martuar dhe ne pritje te nje femije, nderkohe qe per te jetuar merrej me shitje te frutave dhe perimeve.
Deshmitaret kane treguar per policine se kane qene se paku dy persona, qe i jane afruar, kane qelluar tre here me arme ne drejtim te shqiptarit dhe me pas kane hipur ne nje automjet qe i priste dhe jane larguar me shpejtesi.
Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes, qe sipas saj eshte nje ekzekutim tipik.