E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, e zë korrenti, humb jetën 18 vjeçari

SARANDË- Humbe jeten nje i ri, pas renies ne kontakt me rrymen elektrike.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.30 në fshatin Shëndëlli të Sarandës, ku Lirim Gjini 18-vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në kete fshat ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas kontaktit me rrymën elektrike. Ai është transportuar më kot në spitalin rajonal Petro Nako të Sarandës, por mjeket kane kosntatuar se ai ka mberritur i pajete. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, për të zbardhur mënyrën se si 18-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën e tensionit të lartë. Ndërkohë që trupi i 18-vjeçari është duke iu nënshtruar autopsisë në morgun e qytetit.

Shpresa DINE

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›