Komisioni miraton raportin per shkarkimin e Spahiut

Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e Kreshnik Spahiut, ka miratuar në unanimitet raportin përfundimtar të hetimit. Në këtë raport theksohet se Kreshnik Spahiu, me dashje të drejtpërdrejtë ka devijuar nga funksion kushtetues i zëvendëskryetarit të Kështllit të Lartë të Drejtësisë, njëherazi i anëtar i saj dhe e ka zëvendësuar me veprimtari politike. Në raport thuhet se zoti Spahiu ka abuzuar në mënyrë flagrante dhe ka shpërdoruar kompetencat e menaxhimit administrativ e financiar të KLD-së.
Komisioni hetimor i kërkon Kuvendit të miratojë këtë raport përfundimtar, duke vendosur ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të Kreshnik Spahiut si anëtar i KLD-së. Ndër të tjera, komisioni i propozon Kuvendit të vendosë dërgimin e raportit përfundimtar në Prokurorinë e Përgjithshme, me qëllim që të vlerësojë gjetjet e këtij raporti, për ushtrimin e ndjekjes penale. Po ashtu, i kërkohet Kuvendit që t’i drejtohet Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim që të vlerësojë gjetjet e këtij raporti, për të mundësuar kthimin e shumave financiare të përvetësuara pa të drejtë nga Kreshnik Spahiu.