E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, zarfe me plumba për Montin e Berluskonin

ROMË- Zarf me plumba drejtuar kryeministrit Italian Mario Monti dhe ish kreut të qeverisë Silvio Berluskoni.

Siç raporton e përditshmja Corriere della Serra dhjetë zarfa me plumba i janë drejtuar Montit, Berluskonit, sekretarit të Partisë Demokratike Pier Luigi Bersani dhe disa drejtorëve të disa të përditshmeve italiane.

Zarfet janë pikasur nga posta italiane, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet. Sipas Corriere della Serra, brenda zarfeve është shkruar: “Do të na e paguani të gjithë. Do t’ju sulmojmë dhe do të jetë një luftë deri në pikën e fundit të gjakut. Do ti mallkojmë këto masa me gjak. Nuk do të flini më gjumë rehat. Plumbat i kemi, tani vjen dhe tritoli nga miqtë tanë arabë”.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›