Greqi, kapen 3 shqiptarë të bandës së mashtrimit e përvetësimit të parave
ATHINE - Policia e Athinës shkatërroi një organizatë kriminale, anëtarë të së cilës ishin shtetas grekë dhe shqiptarë, e cila akuzohet për falsifikim, përvetësim dhe pastrim të parave.
Kjo organizatë vepronte në Greqi, që nga viti 2006.
Policia vuri në pranga 3 shtetas shqiptarë dy burra të moshës 40 dhe 44 vjeç dhe një grua e moshës 28 vjeç, ndërkohë që është vënë në kërkim të 11 personave të tjerë.
Nga hetimet u konstatua se grupi kishte prodhuar karta fallco identiteti të qytetarëve grekë që i pajisnin me foto të anëtarëve të grupit dhe me to paraqiteshin në degët e bankave, kompanitë tregtare të makinave, zyrat e telefonisë mobile, zyrat e strehimit etj, për blerje dhe kontrata të ndryshme.
Automjetet e blera në këtë mënyrë shkonin përmes Bullgarisë dhe Shkupit, në tregun shqiptar ku shiteshin dhe pajiseshin me targa të rregullta.
Dëmi i përgjithshëm i shkaktuar nga aktivitetet e paligjshme të organizatës kriminale kalon 450 000 euro.