E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali zihet me prinderitzhduket 12 vjecarja

Nje vajze shqiptare 12 vjece eshte zhdukur dje nga banesa e saj ne Godega SantUrbano ne Trevizo te Italise. Denoncimi u be nga prinderit e saj gjate dites se sotme. Me sa dihet vajza eshte larguar nga shtepia pas nje sherri me prinderit e saj.

Deri tani kerkimet nuk kane dhene asnje rezultat. Adoleshentja eshte larguar nga shtepia edhe nje here tjeter ne date 14 nentor gjithmone pas nje sherri me prinderit. Atehere u gjet pas nje dite rreth 16 kilometra larg qytezes.

Arratisja e fundit ndodhi dje rreth ores tete te mbremjes. Vajza qe gjendej ne dhome me vellane disa vite me te vogel perfitoi nga nje moment pakujdesie nga prinderit dhe doli nga dera e shtepise duke lene nje leter nga e cila mesohet se vendimi i adoleshentes erdhi pasi nuk mund te kuptohej me prinderit.

Prinderit kerkuan kudo por pas nje nate pagjume u drejtuan te forcat e rendit. Policia kerkoi ne te gjitha provincat prane por pa gjetur gjurme te vajzes.

Nderkohe jane pyetur edhe shoket e shkolles se mesme por asnje nuk mundi te jepte lajme te dobishme per gjetjen e adoleshentes. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›