Kampionati francez Lille forcon pozitat ne krye te renditjes

Lille vazhdon të thellojë diferencën në krye të renditjes së kampionatit francez, megjithëse nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër Okserit në javën e 22-të të Ligës 1. Megjithëse do të shënonin të parët me Soë futbollistët e drejtuar nga trajneri Rudi Garcia nuk do të ruanin avantazhin në këtë sfidë. Vendasit e Okser do të barazonin shifrat në minutën e 86-të me Dudka, duke marrë një pikë të rëndësishme në këtë javë të kampionatit francez.
Gjithsesi, barazimi i ka lejuar Lille të thellojë me 5 pikë diferencën në krye të renditjes, ndërsa në vendin e dytë vazhdon të jetë Paris SG që është ndalur në humbjen 1-0 në fushën e Rennes. Kjo e fundit është ngjitur në vendin e tretë me 37 pikë, një më shumë se Olimpiku i Marsejës që ka mundur 1-0 skuadrën e vendit të fundit Arles-Avignon.
Gignac ishte autori i golit të vetëm për skuadrën e Didier Deschamps që vazhdon të jetë në garë për titullin kampion.
Në kampionatrin portugez, Porto vazhdon dominimin duke regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme pasi ka mundur minimalisht 1-0 Rio Ave. Pas këtij suksesi Porto ka ruajtur diferencën prej 11 pikësh me Benfikën e vendit të dytë që në ndeshjen e saj ka mundur 2-0 Setubal.
Nertan Prifti