Permet, kapet 30-vjecari per plackitje farmacie
PERMET- Nje 30 vjecar ka rene ne pranga mbremjen e dy diteve me pare, pasi dyshohet te jete autor i vjedhjes se nje farmacie ne nje nga lagjet e qytetit te Permetit. Francesko Kasaj, lindur dhe banues ne Permet eshte ndaluar nga ana e specialisteve te Seksionit Kunder Krimeve ndaj Prones per vepren penale te "vjedhjes". Ndalimi i tij mesohet te jete kryer pas denoncimit ne policine e Permetit, nga shtetasi me inicialet L.B, pronar i nje farmacie ne lagjen "Partizani" ne Permet. "Ai ka njoftuar Sallen Operative te Komisariatit te Policise Permet se i eshte vjedhur farmacia , prone e tij", thone burimet policore. Pas marrjes se njoftimit ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise te Komisariatit te Permet, grupi hetimor dhe specialistet e Seksionit Kunder Krimeve ndaj Prones. "Pas hetimeve paraprake dhe provave te mbledhura kemi arritur ne perfundimin se i dyshuari i vetem i vjedhjes se farmacise eshte Francesko Kasaj", thone burime ne grupin hetimor. Sipas skemes se ngritur nga policia, gjate oreve te para te dites se enjte ai ka thyer me mjete te forta menteshat e drynit te deres se farmacise, ka hyre ne mjediset e brendshme te saj duke vjedhur kompjuterin, printerin dhe nje sasi medikamentesh, shampo, barna mjekesore etj. Gjate kontrollit qe ushtroi policia ne banesen e tij zbuloi dhe sekuestroi ne cilesine e proves materiale nje kompjuter me gjithe aksesoret, nje printer, nje videokasete televizive, si dhe artikuj te ndryshem farmaceutike si, kremra, shampo, vazelin, vajra dielli, vitamina etj. Te gjitha keto sende ne total arrinin ne shifren e 450.000 leke, vlere e cila eshte edhe demi ekonomik i shkaktuar nga vjedhja e farmacise. Sipas policise lokale i ndaluari Francesko Kasaj ka qene person i skeduar nga policia, pasi ne vitin 2004 ai eshte denuar ne shtetin italian per vepren penale "vjedhje me arme". B. Kore