E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiptaret zgjedhin atdheun per te vene ne jete studimet"

INTERVISTA/ Flet Prof. Adriano Cani, atashe per bashkepunimin universitar, shkencor dhe teknologjik ne Ambasaden Italiane. Konstatimi: Studentet e diplomuar shqiptare, po i hedhin syte nga vendi i tyre

Te rinjte shqiptare vazhdojne te kerkojne maksimumin e te aplikojne per vazhdimin e studimeve universitare apo pasuniversitare ne universitetet me te mira italiane, por prirja e dikurshme, kur ata perpiqeshin te qendronin ne Itali pas perfundimit te studimeve, tani ka nderruar kah dhe ata po kthehen dalengadale ne Shqiperi. Bashkepunimi me Italine ne kete fushe eshte ne nivele shume te larta, duke konsideruar faktin se mbi 60 mije shqiptare kane perfunduar studimet a kurset universitare ne kete vend qe prej vitit 1992 e deri me sot. Ndersa numri i atyre qe i vazhdojne aktualisht studimet ne dege a specializime te ndryshme eshte rreth 18 mije. Ne nje interviste per Atsh-ne, Adriano Cani, atashe per bashkepunimin universitar, shkencor e teknologjik ne Ambasaden Italiane ne Tirane, thote se shteti italian e ka shperblyer vullnetin dhe zotesine e studenteve shqiptare, duke u dhene bursa aktualisht afro 12 mije prej tyre, te cilet kane arritur rezultate te larta ne mesime, ne mos te shkelqyera, ne keto universitete.

Cili eshte numri i studenteve shqiptare qe vazhdojne aktualisht studimet ne Itali?

Numri i studenteve shqiptare qe kane vajtur ne Itali qe nga viti 1992 e deri me sot eshte mbi 60 mije. Ndersa numri i atyre te regjistruar ne kete vit akademik, qe nga viti i pare e deri ne vitin e fundit, apo edhe ne kurse te jashtme, per periudhen 2008-2009, jane rreth 18 mije. Prej ketyre, afersisht 12 mije perfitojne mbeshtetje financiare nga shteti italian, permes agjencive rajonale te lidhura me arsimin. Masa mesatare e burses eshte rreth 8 mije euro ne vit per secilin prej tyre, e cila mund te jete me para ne dore, ose ne formen e sherbimeve te kryera ndaj tyre. Eshte nje shume e rendesishme, qe eshte e njejte me ate qe marrin studentet italiane qe e meritojne, njesoj si ata shqiptare. Sepse universiteti italian, duhet ta them me krenari, eshte universiteti me demokratik ne bote, ne kuptimin qe, kur nje student i huaj eshte regjistruar ne nje kurs, ka te njejtat te drejta dhe hic me pak me nje student italian.

Cilat jane problematikat te cilat hasin si shteti italian, ashtu edhe studentet shqiptare qe studiojne atje?

Mund te them se nuk ka probleme kushedi cfare. Te vetmet probleme qe kemi pasur eshte krijimi ndonjehere i ndonje fenomeni, por shume i izoluar, i dikujt qe ka vajtur ne Itali dhe ka perfunduar se beri dicka tjeter nga studimet. Bile, dhe kete duhet ta themi qarte, por kjo s'do te thote qe vlen me pak, duhet cilesuar vlera e madhe qe vete studentet shqiptare i japin sistemit tone universitar, sepse kete ne e quajme nje lloj pasurimi. Dhe madje besoj se edhe masa e studenteve italiane ka c'te fitoje nga keto prurje, te cilat sjellin mes tjerash dicka te ndryshme. Dhe kur ka diversitet, si toleranca, ashtu edhe paqja pasurohen reciprokisht. Kemi pasur ndonje rast kur dikush ka ndermarre ndonje veprim apo akt kriminal, si shperndarja e droges apo futja ne rrugen e prostitucionit, por keto jane fenomene shume, shume te izoluara. Pjesa derrmuese nuk ka kurrfare problemi. Perkundrazi, une ndeshem ne pergjithesi me raste te korrekteses maksimale te rinjsh, qe angazhohen deri edhe ne impenjime, brenda kufijve qe u lejohet dhe kur gjejne mundesi, ne aktivitete pune, te cilat kete vit kane njohur nje rritje te rendesishme sa i takon mases se oreve te lejuara te punes. Tani eshte krijuar mundesia per te bere "pune te bardhe" prej 1000 oresh ne vit. Prandaj, nga pala italiane nuk ka kurrfare ankese. Edhe pse, pare ne menyre egoiste, eshte e vertete se shume marrin burse, fakti qe nje i ri shkon ne Itali per te studiuar eshte nje vlere e shtuar ne PPB (prodhimin e brendshem bruto) te Italise. E pra, ne vend qe te shesim makina, shesim dije. Ne fund te fundit, edhe ky eshte nje fakt biznesi, te cilin nuk duhet ta nenvleresojme. Sa i takon pales shqiptare, besoj se mund te linde ndonje problem ne fazen fillestare te pershtatjes, por personalisht nuk kam hasur ndonje lloj ankese, si prej atyre qe vazhdojne studimet atje, si nga ata qe jane rikthyer atje. Prandaj mendoj se ky eshte nje fenomen te cilin duhet ta mbeshtesim me kujdes, duke vezhguar qe te mos kete fenomene perkeqesuese. Ne fund te fundit, kete shkembim te te rinjve qe nisen nga nje vend e vene ne nje tjeter, me destinim per t'u rikthyer, pjesa me e madhe sigurisht, por edhe ajo pjese qe eshte e prirur per te perfunduar ne vende te tjera per te kerkuar realizimin individual, duhet dhe s'mund te bejme tjeter vec ta mbeshtesim, pa egoizma e mbi te gjitha pa lene te lindin ato zonat e mjegullta ku te qenet i huaj, edhe pse student, edhe pse i diplomuar, te ben te punosh "ne te zeze", te punosh i paguar keq, qe ne fund te fundit te detyron te besh nje jete qe s'eshte tjeter vec sakrifice me shume krahasuar me ate jete qe do te benin ketu. Sepse kushtet ndryshojne pak, por, pse ta fshehim, andej ngandonjehere qellon qe nje i huaj mund te ndeshet me nje situate ku te trajtohet si i ndryshem. Une besoj se Italia, edhe pse kemi ndonje sinjalizim tek-tuk te kesaj natyre, ne pergjithesi eshte nje vend i nje demokracie te madhe, i hapjes se madhe dhe ajo qe ka rendesi, pertej politikaneve, eshte populli italian. Une besoj se te rinjte shqiptare qe shkojne ne Itali, duhet ta dine se gjejne nje popull thellesisht mik.

Sipas shifrave qe ju keni, cila eshte prirja e studenteve shqiptare qe kane perfunduar studimet ne Itali, te stabilizohen e ta ndertojne jeten atje, apo te kthehen ne Shqiperi?

Ne keto dy vitet e fundit, edhe per shkak te veprimit qe ka ndermarre qeveria shqiptare, ka filluar kthimi i te rinjve qe kane studiuar jashte vendit. Sigurisht, une besoj se ne perspektive ky fluks do te vazhdoje, por destinacioni perfundimtar do te jete vajtja ne Itali dhe kthimi ne Shqiperi, sepse jane te gjithe te bindur se ketu qendron e ardhmja e tyre. Dhe keshtu duhet te jete.

Po bashkepunimi me institucionet shqiptare ne c'nivel eshte?

Personalisht jam deshmitar i nje bashkepunimi te admirueshem. Po ju jap vetem nje element plus ne kete drejtim. Pertej bashkepunimit universitar, ne kemi nje protokoll bashkepunimi shkencor, ku jane nderfutur nje varg i rendesishem projektesh, disa prej tyre kane hyre madje ne fazen e programeve operative. Kemi sherbyer si stimul ne shume fusha, si energjia, mjekesia, zhvillimi rural, elektronika, komunikacioni, sherbimet sanitare, menaxhimi spitalor, arkeologjia apo arkitektura, pra kemi nderhyre per te nxitur bashkepunimin, por edhe per te dhene mesazhe te rendesishme lidhur me modernizimin e nevojshem ne keto sektore. Protokolli parashikon qe Shqiperia te marre pjese me dinjitet te plote ne koston e ketyre shkembimeve ne kerkime shkencore dhe ne realizimin e ketyre kerkimeve. Pra jemi ne kushtet e nje bashkepunimi te vertete, me dinjitet. Fakti qe shteti shqiptar ka angazhuar parate e veta ne keto aktivitete, flet vete se sa rendesi, sa vemendje i kushtohet prej te dyja qeverive bashkepunimit mes dy vendeve ne kete sektor. Ne planin operativ, ne kete fushe duhet te them se nuk kam hasur kurre ndonje pengese per cfaredolloj propozimi a veprimi te ndermarre. Ne erdhem ketu per te prezantuar sistemin italian, por me ne ishte drejtori i pergjithshem i sistemit shkollor te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, i cili me dashamiresi kerkoi te ishte me ne, sepse e di qe ky bashkepunim ka nje sens unik, me nje respekt reciprok, qe sjell veprimin e perbashket drejt objektivit themelor: t'u japim nje te ardhme sa me te mire te mundshme te rinjve italiane dhe atyre shqiptare. E sidomos atyre shqiptare, pasi e kuptojme se ata kane nevoje per t'u bere, sic u tha edhe ne kete takim, qytetare aktive neper universitete, e mbi te gjitha ne shoqeri. Dhe ky eshte qellimi yne, te krijojme nje kapital te ri njerezor qe te jete ne lartesine e kohes, por qe edhe te dije te cimentoje ne menyre te qendrueshme demokracine, per te cilen aspirojne te gjithe ne kete vend, ashtu si dhe ne timin.

Bashkepunimi

Adriano Cani, atashe per bashkepunimin universitar, shkencor e teknologjik ne Ambasaden Italiane ne Tirane, vlereson bashkepunimin Itali- Shqiperi ne keto fusha, nje bashkepunim qe sic cileson ai "eshte i vertete, me dinjitet"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›