E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gerdeci" ndahet ne 3 pjese

Redinalda Caushaj

TIRANE- Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, do te gjykohet me vete nga 28 te pandehurit e tjere te akuzuar per tragjedine ne Gerdec. Kolegjet e bashkuara shpallen dje moskompetencen lendore, duke vendosur keshtu ne favor te kerkeses se bere nga ana e avokateve, per vecim te ceshtjes. Ne ditet ne vazhdim kjo gjykate do i delegoje pjesen tjeter te dosjes Gjykates se Tiranes. Dosja do te hidhet ne shortin elektronik dhe pritet qe t'i caktohet nje trupi gjykues te perbere nga tre gjyqtare. Po ne gjykaten e Faktit do te gjykohen edhe padite civile, te cilat ishin pjese e ketij gjykimi.

Seanca

Prokuroria e Pergjithshme, e perfaqesuar ne gjykim nga pese prokurore, te kryesuara nga Sokol Stojani, kerkuan dje qe ceshtja te mos vecohej, ndersa gjithe te pandehurit e tjere te gjykohen nga Gjykata e Larte. Ne arsyetimin e tyre prokuroret benin me dije se ndarja e ceshtjes do te sillte demtim te procesit. Ne fund Stojani theksoi se Gjykata e Larte mundeson nje standard te larte ne drejtim te respektimit te lirive dhe te drejtave te te pandehurve ne proces. Nje seance me pare avokatet mbrojtes te 28 te pandehurve kerkuan qe klientet e tyre te gjykoheshin nga nje gjykate me e ulet, pasi Gjykata e Larte nuk ishte kompetente per gjykimin e tyre. Avokatet shpjeguar gjykaten qe te pandehurit e tjere nuk kane lidhje me te pandehurin Fatmir Mediu, per te cilen eshte kompetente Gjykata e Larte per ta gjykuar. Ne fund mbrojtesit shpjeguan se klienteve te tyre, iu mohohet e drejta per t'u gjykuar ne shkalle me te larta, nese do te gjykoheshin nga Kolegjet e Bashkuara.

Vendimi

Gjykata e Larte ka vendosur dje shpalljen e moskompetences per gjykimin e akuzave penale ne ngarkim te te pandehurve Agim Lala, Ndue Marku, Ardian Mullai, Zija Bahja, Luan Hoxha, Zenun Ferro, Hysni Cocka, Lavdi Shatro, Jorgo Mino, Fiqiret Mato, Armand Tartari, Fatbardh Kuci, Shpetim Spahiu, Adriatik Mema, Rezart Tershana, Denis Hajdari, Gezim Hoshafi, Besnik Dauti, Agim Babameto, Fahri Toska, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Shkelzen Madani, Ardian Mullai, Sokol Ngjeci, Dritan Minxholli, Juliana Margariti, Dashnor Caushi, Hilmi Lacaj, dhe Albademil sh.p.k. Po ashtu kolegji i bashkuar vendosi dergimin e ceshtjes ne ngarkim te tyre per kompetence ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane. Dosjes penale i eshte vecuar edhe padija civile e shtetasve Nazmije Hazizaj, etj., perfaqesuar nga avokate Blerta Kraja te legjitimuar nga organi i prokurorise ne fazen e hetimeve paraprake. Ne argumentimin e vendimit gjykata vendosi mospranimin per shqyrtim te kerkese padise se Avokatit te Shtetit dhe padive te tjera civile duke i derguar ato per shqyrtim nga nje trup gjykues civil i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›