Italia, Pirlo rrezikon Botërorin

World Cup 2010 - Fantazisti i Italisë, Andrea Pirlo, po vuan nga një dëmtim dhe rrezikon të mungojë në Kupën e Botës. Lajmin e dha gazeta sportive italiane “Tuttosport”.
Ylli i Milanit la stërvitjen në qendrën e grumbullimit të Italisë në Sistriere pasi pësoi një goditje në pulpë dhe nuk do të jetë i disponueshëm për miqësoren e së shtunës kundër Zvicrës, miqësorja e fundit përpara ndeshjes së tyre të parë në Kupën e Botës kundër Paraguait, më 14 qershor (20:30, live text në www.albania-sport.com).
Sa i madh është dëmtimi i 31-vjeçarit nuk dihet ende, por të gjithë kanë frikë se ai mund të mungojë në turneun e Afrikës së Jugut.
Pirlo udhëtoi drejt Milanos për të bërë teste plotësuese.
Pavarësisht një sezoni jo të mirë me Milani, Pirlo është një nga lojtarët më të vlefshëm të trajnerit të Italisë, Marçelo Lipi, pasi është një nga futbollistët krijues.
Pirlo ishte një nga lojtarët më të mirë në triumfin e Italisë në Kampionatin Botëror të Gjermanisë në vitin 2006.
Pirlo radhitet si lojtari i 331-të në renditjen e “Castrol”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 04 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili