Uruguai me armë sekrete, ... pijen mate

World Cup 2010 - Kombëtarja e Uruguait planifikon të sjellë një armë sekrete në Kupën e Botës... 150 kile mate, pija e nxehtë e njohur edhe si pije kombëtare.
Formacioni nuk ka udhëtuar ende në Afrikën Jugut dhe do të jetë nga ekipet e fundit që do të mbërrijë përpara se Botërori të nisë aksionin, më 11 qershor.
Pija “magjike” është një lloj çaji, në të cilën zihet bari yerba mate në ujë të nxehtë dhe konsumohet shumë në Uruguai dhe Argjentinë.
Uruguaianët janë pirësit më të mëdhenj në botë të pijes mate.
Uruguai ndodhet në grupin A ku bëjnë pjesë edhe Franca, Meksika dhe vendi organizator, Afrika e Jugut dhe sipas parashikuesve të “Castrol” kanë 60% shanse për të kaluar grupin dhe 6.6% shanse për të arritur në finale
Ndeshje a parë e tyre është kundër Francës (11 qershor, 20:30, live text në www.albania-sport.com).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 04 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili