Universiteti i Tiranes, si do te shperndahen 6180 kuotat Luljeta Ndoka
Plot 1650 kuota ka parashikuar Universiteti i Tiranes per ciklin e pare te studimeve me kohe te plote, ne vitin akademik 20012-2013. Lajmin e bejne te ditur burime zyrtare prane rektoratit te ketij universiteti, te cilat kane detajuar propozimet sipas te gjithe degeve. Kesisoj, vihet re se UT ka propozuar plot 820 kuota me shume se vjet, pasi per vitin e kaluar ishin 5360 te tilla. Pothuaj te gjitha deget kane pasur rritje te propozimeve, ku vihet re se per Juridik jane propozuar 50 kuota me shume se vitin e kaluar. Pergjithesisht, mesohet se universitetet kane propozuar rritje kuotash ne masen 10 per qind. Propozimin per rritje kuotash, e pati lajmeruar pak kohe me pare rektori i UT-se, Dhori Kule. Konkretisht, ne deget e mesuesise nuk ka pasur propozime per rritje te pranimeve, pasi tregu i punes per kete profesion eshte mbingarkuar. Shkak per kete mbingopje eshte bere rritja e vazhdueshme e kuotave pranuese gjate viteve te fundit, ndersa vendet e zgjerimi i vendeve te punes per keta profesioniste ka mbetur po ne te njejtat nivele, duke zhvleresuar keshtu diplomat ne raport me nevojat e tregut te punes. Ndersa per dege te tjera te natyres shkencore, si deget e ekonomikut, drejtesise, gjuheve te huaja, shkencave te informatikes, eshte propozuar shtimi i pranimeve ne radhet e studenteve te rinj. Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, lidhur me propozimet per kuotat, ka deklaruar se mbi 6 mije maturante do te mund t'u drejtohen auditoreve ne tete fakultetet e ketij universiteti per te vijuar per here te pare studimet e larta. Po ashtu rritje do te kete edhe per ciklet e tjera te studimeve, si maturat shkencore e profesionale, si dhe pranimet ne sistemin part-time. Ndersa gjate viteve te kaluara, ai ka shprehur nevojen per me shume ambiente, duket se nje gje e tille do te zgjidhet per shkak te ndertimit te kampusit te ri universitar te Tiranes. Nderkaq, Universiteti Bujqesor i Tiranes, i perbere nga 5 fakultete, pritet te prese ne auditore rreth 2700 studente. Ne sistemin me kohe te plote, me shume propozime ka per Fakultetin e Bujqesise dhe Mjedisit. Sipas rektorit te Universitetit Bujqesor te Tiranes, Fatos Harizaj, per deget e ketij fakulteti jane propozuar 650 kuota. Ndersa sa i perket filialit te Lushnjes, jane propozuar edhe 80 kuota te tjera, duke shtuar edhe 70 kuota per studentet qe do te vijne nga trojet shqiptare. Nderkaq, nje rritje kuotash ne masen 10 per qind pritet te kete edhe per Universitetin Politeknik te Tiranes, per te cilin rektori Jorgaq Kacani ka deklaruar se numri i perafert i tyre pritet qe te shkoje ne 1300 te tilla.
Propozimet
Te gjitha universitetet, 10 per qind me shume kuota se vjet
Universiteti Bujqesor i Tiranes, i perbere nga 5 fakultete, pritet te prese ne auditore rreth 2700 studente. Rritje kuotash ne masen 10 per qind pritet te kete edhe per Universitetin Politeknik te Tiranes, per te cilin rektori Jorgaq Kacani ka deklaruar se numri i perafert i tyre pritet qe te shkoje ne 1300 te tilla. Edhe drejtues te universiteteve te tjera kane njoftuar pikerisht shifren prej 10 per qind, te rritjes se kuotave te pranimit, ne krahasim me vitin e kaluar. ne fakt, vit per vit, ne baze te propozimeve te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, Keshilli i Ministrave vendos rritje te kuotave te pranimit, me qellim qe t'u jepet mundesi nje numri te madh maturantesh te ndjekin studimet e larta universitare, por futjen e sa me shume studenteve ne rrugen e dijes universitare, si dhe pasuniversitare.