E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia beson në stabilitetin e Kosovës

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Michael Luis Giffoni deklaroi se vendi i tij beson në stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit të Ballkanit.

“Italia beson në mënyrë shumë bindëse në stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit të Ballkanit”, tha ambasadori Giffoni, në takimin që pati me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Ai tha se gjatë gjithë karrierës së tij ka punuar për një Ballkan të qetë dhe stabil.

“Gjatë gjithë karrierës sime kam punuar për këtë ideal evropian dhe ballkanik, në cilësinë e një diplomati italian dhe evropian”. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›