E Diel, 1 Nëntor 2026

Operohet Lul Berisha, shtyhet seanca

Tiranë- Mungesa e të akuzuarit si kreu i “Bandës së Durrësit” dhe disa avokatëve të tjerë mbrojtës të të pandehurve ka detyruar trupin gjykues të shtyjë seancën e mbledhur sot.

Sipas burimeve zyrtare nga Gjykata mësohet se Lulëzim Berisha, ka munguar në sallën e gjyqit, pasi një ditë më parë iu nënshtrua një operacioni në apandesit në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në Tiranë. “Pas ndërhyrjes në këtë qendër ai

u transferua dhe aktualisht ndodhetnë Spitalin e Burgut në Tiranë dhe gjendja shëndetesore e tij është në përmirësim”- thanë burimet zyrtare.

Mungesën e tij, Berisha e ka njoftuar përmes një shkrese drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në letër ai bënte me dije pamundësinë per të qenë i pranishëm në sallën e gjyqit për shkak të gjendjes shëndetësore.

Mësohet se në këtë proces janë të pandehur 17 persona, të cilët akuzohen për një sërë veprash kriminale, mes tyre edhe vrasje të bëra në kuadër të organizatës kriminale, vite me parë në qytetin e Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›