E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, borxh per Alitalian

Treqind milionë euro borxh për ti dhënë një frymëmarrje kompanisë ajrore Italiane Alitalia. Pas dështimit te negociatave me Air France, qeveria Prodi qe se shpejti do ti lere vendin asaj te Berluskonit, ka aprovuar nje borxh për kompaninë vendase. Tashme fjala e fundit i takon Komisionit Europian qe mund ta konsideroje borxhin si një ndihme shtetërore. Shuma e madhe , qe sipas Romano Prodit është kërkuar nga Kryeministri i ardhshëm Berluskoni dhe qe Alitalia duhet ta shlyeje deri ne 31 dhjetor 2008, është marre nga burime te ministrisë se Zhvillimit ekonomik. Prodi ka akuzuar Berluskonin për indiference te tepruar qe ka bere te dështonte marrëveshjen me Air France. Gjithsesi kjo çeshtje nuk do te jete me përgjegjësi e qeverise Prodi, por për ekzekutivin e ri qe do te mblidhet ne Maj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›