Anije turistike në Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Mal të Zi
Interesi i turistëve nga ShBA dhe Perëndimi, për të vizituar Europën jug-lindore është rritur gjithmonë e më shumë nga viti në vit. Për këtë arsye vendet si Shqipëria, Turqia, Greqia dhe Mali i Zi janë shtuar në itinerarin e anijeve turistike që përshkrojnë shumë vende për turizëm.
“Çuditërisht interesi për të udhëtuar me anije në shumë vende të botës dhe Europës është rritur së tepërmi”- tha Terry L. Dale, president i CLIA.
Rreth 19 anije krize kanë vendosur në itinerar porte në Turqi, Greqi, Shqipëri, Slloveni, Mal të Zi dhe Kroaci.
Ndërkohë që shumë nga kompanitë e kalojnë pranverën dhe verën duke shëtitur në shumë vende, për pak momente, disa ofrojnë mundësi shtesë për të vizituar portet e Kroacisë dhe Shqipërisë. Këto janë anijet Princess Cruises dhe Regent Seven Seas Cruises.
Po ashtu edhe anijetUniworld Grand River Cruises, Crystal Cruises dhe Oceania Cruises kanë planifikuar një qëndrim në Detin e Zi.