E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksistët bllokojnë Sheshin Skënderbej: Jo Piratëve

Rreth 100 taksi dhe furgona nga i gjithë vendi kanë dalë sot në një protestë në Sheshin Skënderbej me në krye Sindikatën e Pavarur të Taksive të Shqipërisë. Kjo sindikatë ka shpallur grevë një ditore, me qëllim përmbushjen e disa kërkesave të tyre.

Kërkesa kryesore është të ndalet konkurrenca e paligjshme e cila po falimenton biznesin e ligjshëm. Njëkohësisht ata kërkojnë të lidhet një akt marrëveshje midis Ministrisë së Transportit dhe sindikatës së Transportit dhe midis Bashkisë së Tiranës dhe Sindikatës për luftën ndaj taksive të jashtëligjshme si dhe të vihen tabelat për vendqëndrimin e taksive dhe autobusëve.

Presidenti i shoqatës së pavarur të taskive, Gëzim Qato ka kërkuar të ngrihet edhe një task forcë, polici rrugore financiare bashkiake dhe të bëhet kontrolli i shërbimit të automjeteve. Një nga taksistët është shprehur se: “Një problem qëndron edhe për makinat me ngjyrë të verdhë të cilat punojnë ilegalisht si taksi”. Ata kanë kërkuar që asnjë makinë të mos qarkullojë në rrugë me ngjyrë të verdhë por të ndryshojnë ngjyrën”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›