E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, bllokohet një automjet tip BMW i vjedhur

Policia e Vlorës bllokoi mbrëmjen e të martës një automjet "BMW" të serisë X 5, i cili rezultoi të ishte vjedhur në Itali.Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, tha se automjeti luksoz, me targa 307 K S 528, ishte pronë e shtetasit Ferdinand Llanaj, 30 vjeç. Sipas saj, automjeti u bllokua, ndërkohë që ndaj Llanajt nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale të "trafikimit të mjeteve motorike". Materialet në ngarkim të 30 vjeçarit iu përcollën prokurorisë së rrethit, për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›