E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia dhe Franca kontribut ne zhvillimin e Europes

Rritje ekonomike, stabilitet financiar dhe integrim më të madh në Europë. Kanë qenë këto tre parimet që Franca i ka propozuar Europës për të tejkaluar krizën dhe mbi të cilat ka gjetur mbështetjen e Italisë. Liderët e të dy vendeve janë takuar të enjten në Romë ku kanë shprehur besimin e tyre se Italia dhe Franca do të japin kontributin e tyre në zhvillimin solid dhe harmonik në shtëpinë europiane. 
Mario Monti dhe Francois Hollande ka ripërsëritur edhe mesazhin vetëm tre ditë nga zgjedhjet në Greqi se dëshirojnë që Athina të qëndrojë në Eurozonë.
Mes kryeministrit italian dhe presidentit francez ka patur një convergjencë të fortë në të gjitha cështjet e bisedura në takim. Jemi dakord në vlerësimin shumë pozitiv përsa Europa ka bërë kundër krizës, përfshirë edhe ndërhyrjen për sistemin bankar spanjoll, janë shprehur të dy liderët. Për ta cdo gjë që është bërë deri tani nuk është e paktë por gjithsesi nuk është as edhe e mjaftueshme. Progreset e rëndësishme të bëra deri tani, ka thënë Monti, nuk janë të mjaftueshme për ta mbajtur euron larg trubullirave të tregut dhe për këtë ka shtuar ai, duhet të reagojmë për fuqizimin e pikëve më të dobëta  të sistemit.   
Me presidentin Hollande kemi diskutuar mbi hipotezat për fuqizimin e pozicionit të vendeve kundrejt tregjeve, të krizës së borxhit sovran dhe të mjeteve për ristabilizuar besimin e tregjeve ndaj vendeve më të ekspozuara është shprehur Monti pas takimit. 
Ndërsa presidenti francez ka thënë se nuk dëshiron një europë që të duket e sëmurë në ekonominë globale. Kemi një histori të madhe por tani duhet të bëjmë përpjekje për të qenë sërish krenarë dhe përgjigja duhet të vijë nga ne është shprehur Hollande.
Për presidentin francez kjo është vizita e parë në Itali në këtë post, por ka thënë se e njeh shumë mirë Italinë dhe miqësinë që përfaqëson ky vend me Francën, si për marrdhëniet ekonomike, tregtare, kulturore dhe ato të të konvergjencës së madhe politike. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›