E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonot e thesarit, shtohen kërkesat nga emigrantët

Rriten kërkesat për aplikime per shitblerje te bonove te thesarit prane filialit te Postes Shqiptare Gjirokaster. Arjeta Kokalari, kryetare e deges se sherbimeve ne Filialin e Postes Shqiptare ne Gjirokaster shprehet se prane kesaj zyre jane drejtuar me dhjetwra qytetare, te cilet konsultohen mbi format e aplikimit ne bono thesari dhe mbi normat e interesit qe jane percaktuar.
 

Kokalari shprehet se qarku i Gjirokastres ka numrin me te larte te klienteve, te cilet investojne ne letra me vlere, nderkohe qe ky numer synon te rritet edhe per shkak te transferimit te kursimeve te emigranteve nga shteti grek ne Shqiperi.
 

Ankandi per perfitim te bonove te thesarit nga Banka e Shqiperise organizohet nje here ne dy jave, ndersa individet te cilet mund te shpallen fitues duhet te investojne minimalisht 300 mije leke te reja.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›