Hollande intervisten e pare nderkombetare si President ne mediat greke

Në intervistën e parë për mediat ndërkombëtare që kur ka marrë postin e presidentit të Francës, Fransua Hollandë në një intervistë për televizionin grek Mega rrëfen pikëpamjet e tij për krizën greke dhe ndikimin e saj në Europë.
Hollond thotë se po flet si një “mik” që kërkon qëndrimin e Greqisë në eurozonë, por kjo si tha ai kërkon një raport besimi.
Ai thotë se Europa ka hedhur një tjetër hap dhe se nuk do të jenë më 2 njerëz që do të vendosin për të gjithë. Hollond thote se nëse grekët nuk i mbajnë premtimet e tyre, ka shumë vende që do të nxjerrin Greqinë jashtë euros.
Paralelisht presidenti francez nenvizoi se “mbajtja e premtimeve nuk do të thotë qëndrim në të njejtën gjendje”.
I pyetur se çfarë do të ndodhë me mbështetjen ekonomike të Greqisë, në rast të një pezullimi të memorandumit Holland tha se “Anulimi i plotë i Memorandumit do të konsiderohet nga disa vende si një prishje e marrëdhënieve”. Ai shtoi se “në qoftë se grekët nuk mbajnë premtimet e tyre, ka shumë vende që do të preferojnë të nxjerrin Greqinë jashtë euros”.
Hollande tha si ai nuk do ta mbështeste këtë hipotezë.
"Duke vënë zhvillimin si një prioritet unë mbështes masat për rritjen ekonomike, të cilat do të ndikojnë edhe në Greqi, me kusht sigurisht se Greqia vetë do të zgjedhë të mbetet në Eurozonë dhe të respektojë angazhimet e saj, pasi përmbushja e angazhimeve të marra, nuk do të thotë qëndrim në të njëjtën situatë”
Në fund të bisedës, Hollande u shpreh “jam francez, mik i grekëve. I kërkoj që të kenë besim tek ne. Jam president i Frances, por nuk mund t’i detyroj grekëet se çfarë të bëjnë.
Kështu e kuptoj unë lidhjen time me Greqinë, e cila është një vend shumë krenar, dhe pret që të qeveriset vetëm nga grekët. Prandaj kërkoj që të kenë besim tek ne tek ato gjëra që mund të bëjmë bashkë dhe të jenë të sinqertë”.