Ditë të mira për lekun, euroja bie

Sipas të dhënave në tregun e këmbimit valutor të kryeqytetit, 1 euro është këmbyer sot me 138.4 lekë, 0.19 lekë më pak se një ditë më parë, duke regjistruar një dobësim më të madh se në dy ditët e mëparshme.
Dollari ndërkohë është zhvlerësuar më shumë, 0.27 lekë më pak se ditën e mërkurë, duke zbritur në nivelin e 109.90 lekë. Dobësimi i monedhave të huaja është rrjedhojë e një situate aspak komode në bursat ndërkombëtare, të cilat reflektojnë zhvillimet jo të mira ekonomike në Greqi.
Ekspertët shprehen se ky vend, kriza e të cilit ka alarmuar të gjithë Evropën dhe tregjet ndërkombëtare, pritet t’i mbajë zgjedhjet parlamentare pas tre ditësh, që do të pasohen me përzgjedhjen e qeverisë së re, duke dhënë ndikime edhe në tregun valutor vendas.
Por përveç krizës, Banka e Shqipërisë, në një raport të fundit të saj, vlerësoi se është pikërisht kriza në Greqi, që ka sjellë zhvillime pozitive në tregun e remitancave në Shqipëri por jo vetëm. /Start/
2012-06-14 15:33