E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia dhe Mali i Zi përgatiten për interkonjeksionin

Kompanitë e sistemeve të transmetimit të energjisë elektrike në Itali dhe Malin e Zi po bëjnë përgatitjet e fundit për të nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e një linje interkonjeksioni nënujore mes dy vendeve, bën të ditur energjetika.net, një agjenci e specializuar për lajmet energjetike. Kompania italiane TERNA ka bërë të ditur më herët se dëshiron ndërtimin e tre linjave të interkonjeksionit me tre vende të Ballkanit, por linja me Malin e Zi duket më e afërta për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me rrjetin energjetik serb, si dhe për shkak të linjës së re të interkonjeksionit Elbasan-Podgoricë, e cila po ndërtohet aktualisht.

Shqipëria ka licencuar deri tani katër kompani për ndërtim linjash interkonjeksioni me Italinë, ndërsa mes vetë këtyre kompanive ka një ide për bashkimin në ndërtimin e një linje të vetme. Italia është një vend deficitar për sa i përket energjisë elektrike dhe importon një pjesë të madhe të konsumit nga Franca. Lidhjet e interkonjeksionit me Ballkanin i interesojnë për të stabilizuar rrjetin e vet që ka pak kapacitete prodhuese në jug dhe ka konsum të lartë të energjisë në pik për shkak të turizmit veror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›