"Dorëzohen" në masë 193 mijë karta bankare
Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve nuk i kanë rinovuar apo i kanë dorëzuar kartat e kreditit apo të debitit, kryesisht si pasojë e vendosjes së komisioneve mujore për këtë shërbim nga ana e bankave. Lajmi bëhet i ditur nga të dhënat statistikore të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë. Në raportin e vet mujor, shoqata e bankave bëri të ditur se në fund të shtatorit në Shqipëri kishte 514 mijë karta debiti dhe 27 mijë karta krediti, ndërkohë që në shtator 2008 qenë 707 mijë karta debiti dhe 17 mijë karta krediti. Rënia në bazë vjetore qe rreth 27 për qind. Fluksi më i madh i dorëzimit të kartave u shënua në muajt e parë të këtij viti.
Vendosja e komisioneve
Pasi tërhoqën një numër të madh shqiptarësh drejt produkteve të veta, duke reklamuar emetim kartash bankare pa komisione, shumica dërrmuese e bankave vendosën vitin e kaluar një komision mujor prej mesatarisht 100-150 lekësh për kartën dhe 100 lekë të tjera për mirëmbajtjen e llogarisë rrjedhëse. Nën stresin e rënies së fitimeve si pasojë e krizës, disa prej bankave i dyfishuan komisionet mujore dhe në shumë raste nuk morën mundimin as të informonin klientët për këtë ndryshim. Ndërkohë, një numër i madh shqiptarësh që punojnë qoftë në administratën shtetërore, qoftë në kompanitë private, u detyruan me ligj të përdorin disa shërbime bankare. Në vitin 2007, qeveria miratoi një rregullore të re që i detyroi kompanitë private të përdorin sistemin bankar edhe për të shlyer shpenzimet më minimale. Bankat iu gëzuan rregullores së re, duke vendosur komisione për çfarëdolloj veprimi. Ndërkohë, statistikat tregojnë se komisionet kanë shtyrë një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve t‘u largohen shërbimeve bankare.
Në rënie edhe transaksionet
Statistikat e shoqatës së bankave bëjnë të ditur se edhe përdorimi i kartave bankare nga shqiptarët është në rënie të vazhdueshme. Gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti, u regjistruan 731 mijë veprime me anë të kartave, ndërkohë që vitin e kaluar, për të njëjtën periudhë qenë regjistruar mbi 1 milion transaksione. Megjithatë, volumi i parave të qarkulluara përmes kartave nuk ka pësuar rënie, përkundrazi ka njohur një rritje të lehtë. Kështu, këtë vit janë qarkulluar me karta rreth 8.3 miliardë lekë, nga 7.9 miliardë të qarkulluara një vit më parë. Tendenca e rënies së përdorimit të kartave bankare ka filluar që nga mesi i vitit 2008.
Sipas një raporti të Bankës së Shqipërisë, shumica dërrmuese e transaksioneve me karta përbëhet nga tërheqja e parave në bankomat, ndërsa përdorimi i kartave për pagesa në terminalet e shitjeve POS zë më pak se 2 për qind të totalit të veprimeve. Shumica dërrmuese e kartave të debitit të emetuara në Shqipëri kanë vetën funksione të parasë së thatë "cash", ndërsa një pjesë e vogël e tyre mund të përdoren për pagesa në dyqanet në internet.
Pavarësisht rënies së numrit të kartave në qarkullim dhe rënies së përdorimit të tyre, bankat kanë vijuar gjatë kësaj periudhe ekspansionin e rrjeteve të bankomateve, si dhe kanë shpërndarë një numër të konsiderueshëm terminalesh shitjeje me kartë nëpër dyqane. Në fund të shtatorit, në Shqipëri kishte 725 bankomate dhe gati 4 mijë terminale të pagesave me kartë, me rritje përkatësisht 31 dhe 34 për qind.
Gj. Erebara