Presidenti Obama niset për në Azi ende pa vendim mbi Afganistanin
Presidenti Obama niset për një udhëtim nëntë-ditor në Azi sot pa marrë vendim si t'i përgjigjet kërkesës për dërgimin e trupave shtesë në Afganistan.
Ambasadorin amerikan në Afganistan Karl Eikenberry ka shprehur shqetësim mbi dislokimin e mijëra trupave shtesë në vendin e shkatërruar nga lufta.
Zyrtarët të administratës thonë se zoti Eikenberry ka dërguar dy mesazhe të forta në Uashington ku thekson rezervat e tij për dërgimin e trupave të reja ndërkohë që ka ende pyetje mbi udhëheqësinë e presidenti afgan Hamid Karzai.
Presidenti amerikan Barak Obama u takua me ekipin e tij të sigurisë kombëtare dje në Shtëpinë e Bardhë për të shqyrtuar nëse duhet të rrisë numrin e trupave në Afganistan.
Një zyrtar amerikan tha pas takimit se zoti Obama donte t'ia bënte të qartë Kabulit se përkushtimi amerikan ndaj Afganistanit nuk është i pafund. //bsa//