E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia dhe Sllovenia lobim për integrimin e Shqipërisë

Italia dhe Sllovenia lobojnë në Bashkimin Europian për integrimin e Shqipërisë në këto struktura. Në një mesazh që i kanë nisur përfaqësueses së lartë të BE për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, znj Catherine Ashton dhe Komisionerit të zgjerimit Stefan Fule ministrat e jashtëm të Italisë Franko Fratini dhe ai slloven Samuel Zbogar- thuhet se perspektiva Europiane e Shqipërisë mbetet objektiva e vetme e përbashkët e qeverisë dhe opozitës shqiptare dhe kjo duhet të shërbejë si një forcë tërheqëse për të tejlakuar ngërçin politik aktual.

Një mesazh i qartë nga Komisioni Europian në progres raportin e ardhshëm, në favor të integrimit europian të Shqipërisë, do të jetë politikisht i dobishëm për vendin.Ky fakt është konfirmuar gjatë një takimi që pati ministri i jashtëm Edmond Haxhiansto me ambasadorët e Italisë Saba D`elia dhe dhe ambasadorin e Sllovenisë Bojan Bertoncelj.

Po ashtu mesazhin drejtuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian nga ministri i jashtëm italian dhe ai slloven thuhet se procesi i zgjerimit europian po ecën përpara, dhe anëtarësimi i afërt i Kroacisë demonstron qartë se dyert e BE-së janë të hapura, sapo vendet të kenë plotësuar kushtet e kërkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›