Ja ku i kalojnë pushimet politikanët tanë

Institucionet që po i respektojnë më shumë se asnjë muajin e pushimeve verore duket se janë partitë politike. Kështu ndërsa ka nisur zyrtarisht muaji i pushimeve verore drejtuesit e selive të partive politike po e shfrytëzojnë këtë periudhë për të pushuar kryesisht në plazhet shqiptare.
Kështu pjesa më e madhe e deputetëve të parlamentit shqiptar si nga mazhoranca edhe nga opozita duket se kanë vendosur ti kalojnë këto pushime në bregdetin shqiptar duke filluar që nga Saranda Dhërmiu, Vlora, Durrësi, Shëngjini apo edhe Velipoja. Megjithëse rezultojnë të paktë në numër, ka edhe nga ata zyrtarë të cilët kanë preferuar që pushimet e e këtij sezoni ti kalojnë në pikat malore turistike të vendin tonë.
Ndërkaq ka edhe nga ata të cilët kanë shfrytëzuar këtë periudhë kohore për të pushuar jashtë territorit shqiptar, pra në plazhet e vendeve të ndryshme të Europës, duke filluar që nga Spanja, Italia, Turqia etj. Ndërsa debati politik ka rënë gjatë kësaj periudhe, ku e vetmja çështje e debatueshme nga personat e që vijojnë të jenë të tiranë. Kryeministri Berisha deklaroi se tashmë i mbylli pushimet në plazhin e Dhërmiut, duke thënë se deti atje është më i miri se në asnjë vend tjetër.