Polici bashkiak godet me qytën e armës kolegun e tij

Pas një zënke mes tyre, policët janë futur në një lokal rreth orës 15:00 për t’u sqaruar, por sqarimi degjeneroi në përplasje fizike.
Efektivi Endri Durrësi ka goditur me qytën e armës kolegun e tij Dilaver Shkreli. Nga të dhënat e para mësohet se arma me të cilën është goditur Shkreli mbahej pa leje nga Durrësi.
Shkreli ka marrë plagë në trup e kokë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.
Shkak për konfliktin është bërë një relacion që Shkreli kishte përgatitur ndaj Durrësit, për sjellje jo të hijshme gjatë detyrës.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia e Tiranës, duke nisur hetimet në lidhje me këtë rast. Gjithashtu është vënë në kërkim edhe polici Endri Durrësi, i cili pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur. /Start/
2011-08-02 16:19