Italia do prese te burgosur nga Guantanamo
Ministri i jashtem italian tha se vendi i tij po shqyrton nje kerkese te Shteteve te Bashkuara per te marre dy te burgosur te burgut te Guantanamos. Agjencite italiane te lajmeve citojne ministrin Franko Fratini, sipas te cilit kerkesa duhet shqyrtuar ne fryme pozitive. Fratini tha se pret ta diskutoje çeshtjen javen e ardhshme kur Prokurori i Pergjithshem i Shteteve te Bashkuara Erik Holder te vizitoje Romen.
Agjencite italiane te lajmeve thone se dy te akuzuarit per terrorizem , jane tunizianeve. Ata kane jetuar per pak kohe ne Itali para se te dergoheshin ne Guantanamo, nen akuzat se i kishin dhene ndihme logjistike terroristeve. Presidenti Barak Obama ka patur si nje pikat kryesore te platformes politike mbylljen e burgun Guantanamo, ndersa te burgosurit do ti transferoje ne vende te tjera.