E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vritet një ushtar britanik

Kabul - Një ushtar britanik i forcës ndërkombëtare të NATO-s (ISAF) ka mbetur i vdekur nga një sulm në jug të Afganistanit. "Një ushtar britanik i forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) u vra dje gjatë një shkëmbimi zjarri në jug të Afganistanit", thuhet në komunikatë pa dhënë detaje të tjera.

Shumica e ushtarëve të NATO-s që operojnë në jug të Afganistanit janë amerikanë, britanikë ose kanadezë. Kjo vdekje e çon në 107 numrin e ushtarëve të huaj të vrarë në Afganistan këtë vit, pjesa më e madhe e të cilëve në luftime, sipas një bilanci të bërë nga faqja e internetit icasualties.org.

Dhuna e kryengritësve afganë, ndër të cilat ajo e talebanëve të dëbuar nga pushteti në nëntor 2001 nga një koalicion i drejtuar nga SHBA, e ka shtuar intensitetin që prej dy vjetësh megjithë praninë e 70 000 ushtarëve të huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›