Australi, mijëra persona evakuohen nga përmbytjet
Melburn -Si pasojë e motit të keq dhe përmbytjeve në Australi, mijëra persona po largohen nga shtëpitë e tyre sot, ndërsa erëra të fuqishme goditën bregun, ndërkohë që shërbimet e emergjencës thanë se deri në 20 000 vetë kanë mbetur të izoluar. Një burrë vdiq, ndërsa dhjetëra të tjerë janë shpëtuar nga ujërat e fryra pas disa ditësh me shi dhe erërave ciklonike që shkaktuan përmbytjen e mijërave hektarë tokë në shtetin verior të New South Wales.
Gjatë ditëve të fundit ujërat kanë marrë me vete makina në det ndërsa dallgët gjigande kanë goditur portet kryesore, përfshi edhe portin më të madh të eksportit të qymyrit në Newcastle, ku është ndërprerë lëvizja e anijeve. Ujërat kanë gllabëruar shtëpi, ndërsa plazhet gjatë gjithë bregut verior të këtij shteti janë mbyllur pasi ishin goditur nga erëra me më shumë se 80 kilometra në orë. Një numër i madh lumenjsh kanë dalë nga shtretërit.
"Janë me mijëra hektarë tokë të fushave bregdetare që ndodhen nën ujë për momentin", tha një zëdhënës i Shërbimit të Emergjencës. Një 70-vjeçar i izoluar nga ujërat u gjet i vdekur në makinën e tij sot, pasi ekipet e shpëtimit nuk mundën të mbërrinin deri tek ai, njoftuan zyrtarë të ekipeve të shpëtimit.
Më shumë se 30 të tjerë u shpëtuan, disa edhe me helikopterë. Zyrtarët e vlerësuan 16 000-20 000 numrin e njerëzve të izoluar nga përmbytjet, që pritet të arrijnë pikun gjatë natës. Janë nxjerrë urdhra për evakuimin e pesë komuniteteve të tjera sot, përfshi edhe për rreth 2000 banorë në qytetin Kempsey, 350 kilometra në veri të Sidnejit, pasi banorët u urdhëruan të braktisnin edhe dy qytete të tjera më parë.