E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet deputeti i Preshevës, Isuf Azizi

Preshevë-Është vrarë mbrëmjen e shkuar deputeti shqiptar në Preshevë, Isuf Azizi. Policia e Vranjës, cituar nga mediat thotë se deputeti i Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Preshevës është vrarë rreth orës 22.30 minuta të mbremjes, në oborrin përballë shtëpisë së tij.

Mediat serbe bëjnë të ditur se përvec Angazhimit të tij politik, Azizi ishte pronar i një pike karburanti në korridorin 10 afër Preshevës në Serbinë jugore. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›