E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persi: Jam lojtar polivalent

Edhe pse nuk bën pjesë në 11-shin titullar të Holandës, Robin van Persi e ka lënë gjurmën e tij te formacioni i Marko van Bastenit.
"Unë jam lojtar polivalent dhe mund të luaj në tre pozicione: anësor i djathtë, në sulm ose në mesfushë si numri 10. Marko bën zgjedhjet e tij dhe unë i respektoj", - tha lojtari i Arsenalit.
"Unë besoj se mund të bëj shumë për ekipin".
Van Persi luajti 20 minuta kundër Italisë (3-0) dhe 45 minuta kundër Francës (4-1), ku ai shënoi edhe një gol. Kundër Rumanisë (2-0) ai ishte titullar dhe shënoi golin e dytë për holandezët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›