Nis restaurimi i Kalasë së Durrësit

Kulla C në kalanë e Durrësit, e dëmtuar nga tërmet i vitit 2019 aktualisht po restaurohet si pjesë e një projekti të financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore të SHBA. Duke qënë objekt shumë i rëndësishëm dhe ikonik për qytetin e Durrësit, eshte krijuar një strukturë provizore brenda rrethimit të kantierit, e emërtuar “Qoshku i restaurimit” do të shërbejë edhe për informimin e publikut për procesin e punës që po zhvillohet në kantierin e Kullës C.
Kalaja u ndërtua nga perandori i Perandorisë Bizantine Anastas i cili ka origjinën nga Durrësi. Në atë kohë, Anastasius e bëri Durrësin një nga qytetet më të fortifikuara në Adriatik.