E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia kërkon Union Bankar në Eurozonë

Lobi më i madh ekonomik në Itali kërkoi realizimin sa më të shpejtë të vendimit të muajit të kaluar të krerëve të BE për themelimin e Unionit Bankar në Eurozonë. Reuters bënë të ditur se ky lob ekonomik i Italisë i shqetësuar nga rënia ekonomike në vend, kërkon shpëtimin e zonës euro.

Ndërsa Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka kundërshtuar fuqishëm përpjekjet për të zvogëluar buxhetin e Bashkimit Evropian vitin e ardhshëm.

Ai ka thënë se një gjë e tillë do të kërcënonte planet për të stimuluar rritjen ekonomike dhe punësimin. “Kjo do të linte pasoja për rimëkëmbjen ekonomike, duke pasur parasysh se shkurtimet do të preknin të gjithë”, ka thënë Barroso në letrën dërguar krerëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së.

Shtetet, të cilat i kontribuojnë në masën më të madhe buxhetit të Bashkimit Evropian, Finlanda, Franca dhe Gjermania, kanë rekomanduar që ai të zvogëlohet për pesë miliardë euro, ndërkohë që Britania e Madhe, Holanda dhe Suedia kanë propozuar reduktime edhe më të mëdha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›