Investimet e huaja direkte dhe hapja e vendeve te punes
Përveç rritjes së të ardhurave për buxhetin e shtetit investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë dhënë një kontribut të lartë edhe në shtimin e vendeve të punës. Sipas raportit të fundit të BSH të mbështetur nga të dhëna zyrtare të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, vihet re se numri i projekteve nga investitorët e huaj ka ardhur duke u shumfishuar kryesisht nga viti 2005. Që nga ky vit ku pati një bum me 13 projekte të reja numri i tyre deri në vitin 2011 arriti në afro 70 projekte. Po kështu gjatë kësaj periudhe nga investimet e huaja direkte u rrit ndjeshëm hapja e vendeve të reja të punës. Mbi 14 mijë vende të reja pune u siguruan deri në vitin 2011. Gjithashtu, përsa i takon vlerës së projekteve dhe numrit të vendeve të punës, angazhimet më të mëdha shfaqen gjatë viteve 2006–2008, ndërsa u siguruan sasi më të vogla gjatë dy viteve në vijim për shkak të krizës financiare europiane, por që gjatë vitit të kaluar u vërejt një rikuperim. Shpërndarja e projekteve sipas kategorive/grupeve tregon se numri më i madh i tyre është në fushat energjetike, ndërtim dhe tregtinë me pakicë. Gjithashtu raportohen katër projekte në fushën ushqimore,të pijeve dhe atë të duhanit.
Në vitin 2011 si rritja ekonomike, ashtu edhe investimet e huaja direkte u ngadalësuan, por pavarësisht nga kjo rënie, prurjet e investimeve të huaja direkte në Shqipëri në vitin 2011 ishin më të larta sesa ato të vitit 2009. Vetëm në vitin 2011, Shqipëria siguroi 742 milionë euro si investime të huaja direkte. Në këto rrethana sfiduese merr edhe më shumë rëndësi fakti i ndërmarrjes nga ana e qeverisë shqiptare i politikave ekonomike me një theks të posacëm tek kualifikimi dhe trainimi i krahut të punës, në mbështetje të zhvillimit të sektorit privat dhe të investimeve ndërkombëtare në vend. Përsa i takon këtyre të fundit, synimi është thithja e një numri më të madh investimesh të reja të huaja direkte, si edhe Investimesh të Huaja Direkte në industritë që prodhojnë për eksport, ato që përmirësojnë infrastrukturën ekonomike dhe ato që kontribuojnë në rritjen e nivelit teknologjik të vendit.