E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia konfirmon dënimin për 22 agjentët e CIA-s

Vendimi i shkallës së parë për dënimin e 23 shtetasve amerikanë gjeti mbështetjen e Gjykatës së Lartë italiane. Shtetasit amerikanë,me përjashtim të njërit, agjentë të CIA-s, dyshohen për pengmarrjen e një të dyshuari si terrorist, çështje kjo e lidhur me rrembimin e një kleriku egjiptian nga Milano në vitin 2003.
 

Kleriku i njohur me emrin Abu Omar, pas pengmarrjes u transportua në Egjipt, ku iu nënshtrua torturave gjatë pyetësorëve.
Agjentët e CIA-s u gjykuan në mungesë. Ky ishte procesi i parë në të cilën gjykohej praktika e Shërbimeve Inteligjente Amerikane të transferimit të të burgosurve, në vende ku tortura është një praktikë e lejuar me ligj.
 

Agjentët do të vuajnë disa vite burgim secili, nëse do të shkelin në territorin italian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›