E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Italia kremton Festën e Republikës, ambasadori Bucci: Miqësia italo-shqiptare është speciale

Italia kremton 76-vjetorin e Festës së Republikës, ku me këtë rast ambasadori Fabrizio Bucci zhvilloi një pritje në ambientet e Ambasadës Italiane në Tiranë. Të pranishëm për të festuar ishin politikanë, artistë, përfaqësues të medias, trupit diplomatik etj.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori Bucci vlerësoi marrëdhëniet italo-shqiptare si unike dhe speciale dhe se ndër shekuj ato janë forcuar në shumë dimensione.

“Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë dhe ndër shekuj kemi mund të krijojmë mes nesh një lidhje të fortë, speciale dhe unike. Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin familjes europiane. Rroftë Italia! Rroftë Republika! Rroftë miqësia italo-shqiptare”, u shpreh ambasadori

Në fund ambasadori Bucci ngriti dollinë e tij ku uroi ‘Gëzuar’ në shqip.

Me herët edhe Presidenti Ilir Meta uroi Festën e Republikës përmes një mesazhi homologun e tij italian, Sergio Mattarella. Duke vënë theksin te marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe shumëdimensionale mes dy vendeve, Meta shpreh mirënjohjen për mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit si dhe në forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›