Presidenca shqiptare drejtoi sesionin e parë në Këshillin e Sigurimit të OKB, Xhaçka: Moment historik për vendin

“Moment historik për vendin”, kështu e ka konsideruar Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, sesionin e parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së drejtuar nga Presidenca shqiptare.
“Një moment historik për vendin në këtë seancë të parë të KS të OKB-së kushtuar llogaridhënies dhe drejtësisë’. Krenar për ekipin që punoi kaq shumë për t’u përgatitur për këtë“, shkruan Xhaçka në një postim në Facebook.
Si president i Këshillit të Sigurimit të OKB, kryeministri Edi Rama drejtoi sot debatin e nivelit të lartë mbi llogaridhënien ndërkombëtare, ku kërkoi ndëshkimin e krimeve të luftës që po ndodhin në Ukrainë pas pushtimin rus.
Debati i kryesuar nga kryeministri Rama shënoi fillimin e zbatimit të planit të punës të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.
/rtsh.al/