Berisha mbledh sot Kryesinë, zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm dhe nënkryetarët e PD

Sali Berisha, kryetar i zgjedhur nga procesi i mbledhur nga Rithemelimi, do të mbledhë sot Kryesinë e Partisë Demokratike në orën 14.00.
Në këtë mbledhje do të dorëzohen kandidaturat nga Sali Berisha për Sekretar të Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretarët e PD.
Pas diskutimeve mbi kandidaturat, do të mblidhet Këshilli Kombëtar ku do të bëhet edhe votimi i tyre që do të nis në orën 17.00.
Rithemelimi vijon prej kohësh plotësimin e strukturave të saj, ku pas zgjedhjes së Sali Berishës si kryetar i PD, u zgjodhën edhe anëtarët e kryesisë së partisë.
/rtsh.al/