E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Thaçi: Do të bashkëpunojmë me EULEX

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht për respektimin e rendit dhe të ligjit. Gjithashtu Thaçi shprehu gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për të bashkëpunuar me EULEX-in dhe strukturat e tjera ndërkombëtare që do ta ndihmojnë Kosovën të ketë stabilitet dhe zhvillim ekonomik.
"Bashkëpunimi ynë në sektorë të rëndësishëm në këtë drejtim në veçanti, të gjyqësorit, policisë dhe doganave ka për qëllim vendosjen e rendit dhe ligjit, por edhe funksionalizimin dhe fuqizimin e institucioneve tona në këto drejtime",- pohoi kryeministri Thaçi. Ai foli në mbledhjen e Bordit të Përbashkët për Sundimin e Ligjit, mbajtur nën drejtimin e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi dhe shefit të Eulex -it Yves de Kermabon.
Kermabon në fjalën e tij ka vlerësuar shumë angazhimin e institucioneve të Kosovës, të kryeministrit në veçanti për rëndësinë që qeveria i jep fushës së sundimit të ligjit.
Ky ishte takimi i parë mes kryeministrit të Kosovë s dhe shefit Euelex, Kermabon që pas marrveshjes që u në nshkrua ndë rmjet policisë doganore dhe kufitare serbe dhe EULEX-it. Në këtë marrëveshje i jepej liri veprimi për të ndërhyrë autoriteteve policore serbe në rast se në territorin e Kosovës ku banonin popullsi serbe do të kishte probleme etnike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›